Dy xhudistet, Nora Gjakova dhe Dëbora Gjakova, kanë arritur të fitojnë medalje të reja gjatë paraqitjes në Lima Pan Amerikan Open, Peru. Nora Gjakova (-57 kg) është stolisur me medalje…
Dy xhudistet, Nora Gjakova dhe Dëbora Gjakova, kanë arritur të fitojnë medalje të reja gjatë paraqitjes në Lima Pan Amerikan Open, Peru.
Nora Gjakova (-57 kg) është stolisur me medalje të artë, kurse Dëbora Gjakova (-63 kg) është stolisur me medalje të argjendtë.
Nora në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, amerikanen Toni Pepia.
Gjakova në ndeshjen finale mposhti me dy Wazaari për Ippon, peruanen Marian Flores dhe u rendit e para në këtë garë.
Një test i mirë për Kampionën tonë Olimpike pas lëndimit të saj dhe para Lojërave Olimpike Paris 2024.
Në Pan Amerikan Open u ndesh edhe garuesja Dëbora Gjakova (-63 kg), ku në finale përkundër ndeshjes së mirë ajo humbi me Wazaari nga garuesja kolumbiane Cindy Mera.