Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë edhe emrin e Mirlind Dakut, ka reaguar edhe klubi i tij, Rubin Kazan. Mirlind Daku pas ndeshjes ndaj Kroacisë, kishte marrë një megafon…
Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë edhe emrin e Mirlind Dakut, ka reaguar edhe klubi i tij, Rubin Kazan.
Mirlind Daku pas ndeshjes ndaj Kroacisë, kishte marrë një megafon dhe kishte fyer serbët dhe maqedonët, për të cilën edhe ka kërkuar falje gjatë mbrëmjes së kaluar.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Rubin Kazan, klub në të cilin luan Daku.
Nga klubi rus kanë thënë që Daku s’do i shpëtojë dënimit, posa të kthehet në klub pas Europianit.
“Klubi ynë pranon përgjegjësinë për atë që ndodhi. FC Rubin përfaqëson një skuadër shumëkombëshe dhe i përmbahet gjithmonë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerjeje mbi baza kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit, futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të zhvillohet edhe me lojtarët e klubit për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mirlind Daku ka luajtur mbi 10 minuta në ndeshjen ndaj Kroacisë.