Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacinë. Ndeshja ka përfunduar 2-2, duke bërë që Shqipëria t’i ndajë pikët me Shqipërinë. Kombëtarja shqiptare nisi vrullshëm…
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacinë. Ndeshja ka përfunduar 2-2, duke bërë që Shqipëria t’i ndajë pikët me Shqipërinë.
Kombëtarja shqiptare nisi vrullshëm ndeshjen, teksa hapi ndeshjen në minutën e 11’ me golin e Qazim Laçit, shkruan Gazeta Insajderi.
Në pjesën e dytë më efikas u treguan kroatët, ku në minutën e 74’ shënoi Andrej Kramaric.
Pas vetëm dy minutash, Klaus Gjasula shënoi autogol duke kaluar në epërsi Kroacinë.
Ishte Gjasula ai që mbajti gjallë shpresën për kualifikim, kur shënoi në minuta shtesë të ndeshjes.
Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e radhës me Spanjën, e cila kryeson Grupin B. /Insajderi.org/
🚨 GOAL: Croatia 2-2 Albania!
GJASULA DRAWS ALBANIA LEVEL IN THE LAST MINUTE! 🇦🇱
pic.twitter.com/h2niuLmE1q— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 19, 2024