Lideri i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dhuruar homologut të tij të Koresë së Veriut Kim Jong Un- që përfolet se është entuziast i makinave – një limuzinë luksoze Aurus.…
Lideri i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dhuruar homologut të tij të Koresë së Veriut Kim Jong Un- që përfolet se është entuziast i makinave – një limuzinë luksoze Aurus.
Dhe çfarë mënyre më të mirë për të festuar nënshkrimin e një marrëveshjeje në të cilën të dy vendet ranë dakord të mbështesin njëri-tjetrin përballë agresionit, sesa me një shëtitje?
Të dy ata u panë duke udhëtuar përgjatë një rruge përpara se të ndalonin dhe të bënin një shëtitje në një zonë të pyllëzuar – një ndalesë e vogël në një ditë të mbushur me aktivitete zyrtare, shkruan BBC.
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndihmuar njëra-tjetrën në rast “të një agresioni kundër tyre”, ka thënë sot Putin.
Kim Jong Un ka thënë se ai mbështet plotësisht pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ndërsa Putin viziton Korenë e Veriut pas 24 vitesh.