Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar të koalicionit, e cila përfshinte kryetarë dhe përfaqësues të ndryshëm të partive, është bërë e ditur se ftesa ka ardhur direkt nga VMRO-DPMNE ose përmes ndërmjetësve. Diskutimet kanë qenë të fokusuara në mënyrën se si do të veprohet – nëse do të pranohet dialogu me VMRO-DPMNE apo do të vazhdohet me kërkimin e legjitimitetit.
Pas diskutimeve, është arritur një vendim unanim për të pranuar ftesën dhe për të hapur bisedimet me VMRO-DPMNE rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme.