Policia e Kosovës ka njoftuar dje se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e Vitisë. Sipas policisë bëhet fjalë për një grua që ka poseduar në mënyrë të kundërligjshme…
Policia e Kosovës ka njoftuar dje se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e Vitisë. Sipas policisë bëhet fjalë për një grua që ka poseduar në mënyrë të kundërligjshme armë.
Nga policia thonë se në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë.
E njëjta më pas është arrestuar afër një qendre tregtare në Prishtinë.
NdëRSDA përmes raportit 24 orësh Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin e gruas që u arrestua dje në Viti, për posedim të armës në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas Policisë, e njëjta ka pasur mosmarrëveshje në familje. Arma që i është gjetur, bashkë me 36 copë fishekë, ishte e prindit të saj.
“Viti, Gjilan 31.05.2024 – 14:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, ka pasur një mosmarrëveshje në familje, e njëjta është takuar në rrugë nga policia dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë me 36 copë fishekë pronë e prindit të saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.