Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga gruaja që po bashkëjetonte me të. Lajmi është bërë i ditur në raportin ditor të…
Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga gruaja që po bashkëjetonte me të.
Lajmi është bërë i ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.
“Fushë Kosovë 01.06.2024-10:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/