Kompanisë ajrore, Air Prishtina i ka dal telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht. Kjo kompani për disa fluturime i ka kërkuar huazim një kompanie lituaneze. Kjo kompani siç…
Kompanisë ajrore, Air Prishtina i ka dal telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht.
Kjo kompani për disa fluturime i ka kërkuar huazim një kompanie lituaneze.
Kjo kompani siç mëson Gazeta Insajderi ka sjell aeroplan nga Serbia.
Udhëtimet e datës 31.05.2024 u bën nga Baseli në Prishtinë me aeroplan të Air Serbia.
Kompania “Air Prishtina“, nuk i ka kushtëzuar kompanisë lituaneze që të mos sjell aeroplan nga Serbia. Prandaj edhe erdhi deri tek hyrja e Air Serbia në pistën e Aeroportit të Prishtinës.
Kjo me gjasë është hera e parë që një aeroplan i kompanisë serbe “Air Serbia” ka ateruar në pistën e Aeroportit të Prishtinës me emrin “Adem Jashari”. Aeroporti i Prishtinës nuk i ka lëshuar kurrfarë leje kësaj kompanie serbe për të operuar rregullisht.
Në disa foto të siguruara shihet se qytetarët kanë udhëtuar me “Air Serbia.
Gazeta Insajderi lidhur me këtë ka kërkuar sqarime nga “Air Prishtina”, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Kompania Air Prishtina drejtohet nga Lejla Sallahu-Ibrahimi.