Influencerja Sara Hoxha në emisionin e fundit që kishte qenë e ftuar ka folur për raportin me babain e vajzës së saj, reperin Ledri Vula.
Gjatë intervistës me Bora Zemanin, Sara bëri të ditur se tani për tani nuk po vret mendjen për asgjë, duke shtuar se raporti me Ledrin është temë delikate dhe do ta mbajë privat.
Tutje, ajo ndau dhe një mesazh të veçantë për nënat beqare. Ajo pranoi sfidën që sjell sjellja e një fëmije pa pjesëmarrjen e partnerit.
“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”, u shpreh ajo.