Muhamet Hamiti, anëtari i Kryesisë së LDK-së, tha se dëmet që i ka bërë Qeveria Kurti do të jetë vështirë të riparohen. Sipas tij mundësia që të riparojë këto dëme…
Muhamet Hamiti, anëtari i Kryesisë së LDK-së, tha se dëmet që i ka bërë Qeveria Kurti do të jetë vështirë të riparohen.
Sipas tij mundësia që të riparojë këto dëme do t’jepet LDK-së, pasi Hamiti thotë se kjo parti do t`i fitojë zgjedhjet e reja.
“Besoj që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Do t’i riparojë së pari dëmet që mund të riparohen. Ka edhe dëme që është vështirë të riparohen, për shembull pranimi i Asociacionit që ka bërë kjo qeveri, që shkon përtej Asociacionit: është Zajednicë plus dhe plus. Do të jetë shumë e vështirë të rinegociohet”, ka shtuar Hamiti në një intervistë për Tëvë1.