Dy vetura me targa serbe i është vënë flaka në Mitrovicë të Veriut. Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshan tha se njëri është i tipit…
Dy vetura me targa serbe i është vënë flaka në Mitrovicë të Veriut.
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshan tha se njëri është i tipit Skoda Octavia dhe tjetri një Mercedes C Clas.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe hetuesi kujdestar i cili edhe ka njoftuar Prokurorin për të iniciuar rastin “zjarrëvënie”.
“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani