Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga tornadot vdekjeprurëse, të cilat goditën qendrën e SHBA-së. Tornadot kanë shkatërruar ndërtesa dhe një pikë karburanti që strehonte dhjetëra njerëz. E zona…
Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga tornadot vdekjeprurëse, të cilat goditën qendrën e SHBA-së.
Tornadot kanë shkatërruar ndërtesa dhe një pikë karburanti që strehonte dhjetëra njerëz. E zona e Teksasit është ndër më të goditurat. Sherifi i qarkut, Cooke Ray Sappington tha se pesë persona kishin humbur jetën, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet.
“Ne jemi ende në modalitetin e kërkimit dhe shpëtimit tani. Shpresoj se mund të gjejmë ende të mbijetuar”, tha ai për mediet amerikane. Në Oklahoma, dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, tha autoriteti lokal i menaxhimit të emergjencave për BBC.
Stuhitë përmbysën kamionë dhe mbyllën një autostradë pranë Dallasit. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për tornado në pjesë të Teksasit dhe Oklahomas të shtunën, një zonë tashmë në kontrollin e nxehtësisë ekstreme.