Një person është intervistuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dy-vjeçare. Siç thuhet në…
Një person është intervistuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut pasi që i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dy-vjeçare.
Siç thuhet në raportin ditor të policisë, bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar ta ndalojnë por i njëjti ka vazhduar ta godasë vajzën, shkruan Gazeta Insajderi.
Policia thotë se i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë veri 25.05.2024 – 20:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK’ja. /Insajderi.org/