Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast i vjedhjes nga vetura. Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë dalë…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast i vjedhjes nga vetura.
Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portfoli para rreth 210 euro.
I njëjti pas shikimit të kamerave është arritur të identifikohet.
“Pas një pune intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë dhe rreth orës 23:00 të arrestojnë të dyshuarin Q.M (M/K), i moshës 45 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.