Kompania “OKI SHPK”, është përballur me probleme të ligjit. Inspektoriati i Mitrovicës siç merr vesh Gazeta Insajderi në shkurt të këtij, i ka ndërprerë punimet e kompanisë OKI SH.P.K në…
Kompania “OKI SHPK”, është përballur me probleme të ligjit. Inspektoriati i Mitrovicës siç merr vesh Gazeta Insajderi në shkurt të këtij, i ka ndërprerë punimet e kompanisë OKI SH.P.K në rrugën “Agim Ramadani”, në Mitrovicë, kjo për shkak mungesës së dokumentacionit.
Gazeta Insajderi
Inspektorati i Komunës së Mitrovicës i ka ndërprerë punimet e kompanisë OKI SH.P.K në rrugën “Agim Ramadani”, në Mitrovicë.
Përveç kësaj Inspektoratit i ka dal telash edhe një ndërtim tjetër pa leje në qendër të Mitrovicës, ku ka ndërtuar pllakë betoni afër kompleksit banesor.
Edhe në këtë rast siç mëson Insajderi Inspektorati ka reaguar me ndërprerje të punimeve.
Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kompaninë “OKI SHPK” të cilët thanë se nuk qëndron rasti në fjalë.
“Jo nuk është e vërtetë, ne kemi leje”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.
Ndërsa nga Inspektorati i Komunës së Mitrovicës, deklaruan se disa kompanive ndërtuese i janë ndalur punimet në mungese të dokumentacionin përkatës, ose të pakompletuar që parashihen me rregullativen ligjore.
“Drejtoria e Inspekcionit ne Mitrovicë nuk i referohet asnje kompanie me emra konkret, sepse ne nuk merremi me emra, ne merremi me dukurinë. Andaj duke u bazuar mbi kete fakt, ju konfirmoj qe te gjitha objektet te cilave ua jane ndal punimet ne qytetin e Mitrovicës (qe nuk jane një, por disa sosh), pa specifikuar emra te caktuar te kompanive ndertuese, punimet u jane ndalur ne mungese te dokmunetacionin perkates, ose te pakompletuar qe parashihen me rregullativen ligjore en fuqi”, thuhet në përgjigjen e Komunës dhënë për Gazetën Insajderi.