Një person është ndaluar sot në Pejë, si i dyshuar për veprën penale mundësim i prostitucionit. Gazeta Insajderi nga burimet ka mësuar si i arrestuari është Ujkan Lataj. I njëjti…
Një person është ndaluar sot në Pejë, si i dyshuar për veprën penale mundësim i prostitucionit.
Gazeta Insajderi nga burimet ka mësuar si i arrestuari është Ujkan Lataj.
I njëjti është edhe recidivist.
“Ai është recidivist i shume veprave penale”, kane thëne burime të Insajderit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin arrestimin e një personi.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast”, ka thënë Nikçi.
Në lidhje me rastin ka pasur edhe bastisje.