Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen kriminale të Ujkan Lataj, i cili u arrestua sot për prostitucion në Pejë. I njëjti siç raportoi Insajderi është edhe recidivist. Në dosjen e siguruar…
Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen kriminale të Ujkan Lataj, i cili u arrestua sot për prostitucion në Pejë. I njëjti siç raportoi Insajderi është edhe recidivist.
Në dosjen e siguruar nga Insajderi i dyshuari që është 23 vjeçar më parë është përfshirë në dy raste vrasje si i dyshuar dhe ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë”.
Ai fillimisht është i dyshuar për vrasje në vitin 2019, dhe përsëri për vrasje në vitin 2020, rast i cili është nën hetime.
Ndërsa një vendim i Gjykatës që ka siguruar Insajderi, në vitin 2021 e shpall fajtor atë për lëndim trupor ndaj gruas së tij.
Ujkan Lattaj në dosjen e tij ka edhe kundërvajtje në komunikacion.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin arrestimin e një personi.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast”, ka thënë Nikçi.
Në lidhje me rastin ka pasur edhe bastisje.