Një person është ndaluar sot në Pejë, si i dyshuar për veprën penale mundësim i prostitucionit. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin. “Me urdhër…
Një person është ndaluar sot në Pejë, si i dyshuar për veprën penale mundësim i prostitucionit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast”, ka thënë Nikçi.
Në lidhje me rastin ka pasur edhe bastisje.